Aktualitet

Anija shqiptare shpëton gomonen me emigrantë në Egje






               Publikuar në : 10:45 - 12/06/18 |
mapo.al

Anija shqiptare ‘Butrinti’ në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në Detin Egje.


Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha se 12 prej të shpëtuarve ishin fëmijë dhe 15 gra.

Anija shqiptare Butrinti vijon punën e mirë të simotrës së saj Oriku në detin Egje. Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë, shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra. 36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios”, shkroi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas