Bota, Kryesore

Anija me emigrantë zbarkon në Itali, Salvini thirrje BE: Merrni masa, do i kthejmë mbrapsht

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini kërcënoi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, ku rreth 170 prej tyre ndodhen aktualisht në një anije në Katania, në Siçili, e cila nuk është lejuar për të zbarkuar.

”Ose Europa të nisë të mbrojë seriozisht kufijtë e saj dhe të ndajë barrën e pritjes së emigrantëve ose ne do të nisim kthimin e tyre në portet nga ku u nisën’’- ishte një postim në Twitter i Salvinit i cili mban gjithashtu postin e zëvendëskryeministrit dhe liderit të Ligës (ekstremi i djathtë).



”Italia e ka përmbushur tashmë detyrën e saj, dhe kur është tepër, është tepër”- përfundoi Salvini.

Rreth 170 migrantë ndodhen në anijen e rojeve bregdetare italiane ”Diciotti” e ankoruar në portin e Katanias mbrëmjen e së hënës ”për një ndalesë teknike” e cila nuk është lejuar të zbarkojë pasagjerët në tokë, pesë ditë pasi u shpëtuan në det të hapur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas