Bota

Anija luftarake amerikane drejt brigjeve siriane, avionët rusë i fluturojnë sipër






               Publikuar në : 18:34 - 10/04/18 |
mapo.al

Rritet tensioni mes Rusisë dhe SHBA-ve pas sulmit me gaz bë Duma, për të cilin është akuzuar regjimi i Damaskut, i cili nga ana e tij ka ftuar Opac-un që të hetojë.


 

Disa avionë rusë mësohet se kanë fluturuar në kuotë të ulët mbi anijen luftarake Donald Cook të marinës ushtarake amerikane, duke kryer disa manovra intimiduese teksa kjo e fundit i afrohej ujërave territoriale siriane.

 

Donald Trump e ka anulluar pjesëmarrjen e tij në samitin e tetë të Amerikës në Lima dhe “do të qëndrojë në SHBA për të organizuar përgjigjen amerikane në Siri”.

 

Disa avionë luftarakë rusë fluturuan 4 herë mbi anijen duke kryer manovra. Sipas Hurriyet, anija amerikane ndodhej rreth 100 kilometra larg portit sirian të Tartus, ku ndodhet një bazë e marinës ushtarake ruse. Për momentin nuk ka konfirmime zyrtare nga ana e forcave të armatosura amerikane për manovrat, të cilat vijnë pasi tensioni është rritur pas sulmit të dyshuar kimik nga regjimi i Bashar al Assad në Duma, gjë për të cilën Trump kishte premtuar dje se do të merrte një vendim të rëndësishëm brenda 24-48 orëve të ardhshme.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas