Kryesore, Rusi 2018

Anglia në alarm, Kejn e shumë të tjerë në dyshim kundër Suedisë

Anglia arriti të siguronte një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, në mënyrën më të vështirë të mundshme. 90 minuta nuk mjaftuan, u desh shtesa dhe më pas ‘ruleta ruse’, e cila si rrallëherë i dha fitoren Anglisë.

Por, fitorja e anglezëve solli shumë “humbje”. 120 minuta sforco nuk mund të mos kalonin pa asnjë ‘problem’.Pas përfundimit të sfidës, shumë lojtarë të ‘3 luanëve’ janë konstatuar me dëmtime fizike. Një ndër ta është edhe Kejn, golashënuesi më i mirë momental i Kupës së Botës me 6 gola të shënuar, i cili duket se ka probleme në shpinë. U pa shumë herë gjatë ndeshjes që ndjente dhimbje dhe Southgejt është mjaft i shqetësuar. Prezenca e tij kundër Suedisë ndoshta nuk rrezikohet maksimalisht, por diçka është e sigurt, ai nuk do të arrijë në formën më të mirë fizike.



Kejn nuk është i vetmi lojtar i ‘prekur’ nga ndeshja me Kolumbinë. Xhemi Vardi (dëmtim në ijë), Dele Ali (dëmtim muskular), rrezikojnë seriozisht prezencën ndaj Suedisë. Eshli Jang dhe Kajli Uoker nuk priten të jenë gjithashtu në 100%, por do të jenë në fushë kundër skuadrës së Jane Anderson.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas