Sport

Angel Di Maria ndez derbin e Mançesterit, Karlos Tevez, atë mes Milanit dhe Interit

Merkatoja është e ndezur në të gjitha kampionatet e Europës. Nga Spanja në Angli, për të shkuar me pas në Francë ku superaktivi PSG i Ançelotit dhe Leonardos do shumë përforcime. T’i shohim me kujdes se çfarë ndodh në kampionatet më të fortë të kontinentit.

Në Francë



Qendra nevralgjike e merkatos është padyshim Paris San Zhermen. Më parë zërat për Kakan e më pas ëndrra Pato. Tani po lëvizet për Maksuellin. Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, goditja e parë e merkatos së PSG do të jetë pikërisht anësori brazilian i Barcelonës. Ish-mbrojtësi i Interit, nën kontratë me klubin katalan deri në vitin 2014, ka pasur pak hapësirë në këtë sezon në njëmbëdhjetëshen titullare të Guardiolas dhe mund t’i thotë po Ançelotit dhe Leonardos, që e duan në Paris për të zëvendësuar Siaka Hej, i cili është i impenjuar në Kupën e Kombeve të Afrikës. Nga ana tjetër, Lila u ka dhënë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit Vejdin turqve të Bursasporit.

Në Angli

Kuins Park Rejnxhërs ka shkarkuar trajnerin Neil Uarnok. Skuadra është në zonën e rënies nga kategoria dhe Uarnok, që nga vera e shkuar pavarësisht se e ngjiti skuadrën në Premier Ligë, ka qenë gjithnjë në dyshim. Në një moment të parë është aluduar për një hipotezë Zola për zëvendësin e tij, por klubi londinez u kthye nga Mark Hjuxh. Ndërkohë, Totenhami është në pressing për Demba Ba të Njukastëllit dhe kërkon një mbrojtës pas dëmtimit të King. Arsenali është i gatshëm që t’i ofrojë 3 milionë stërlina Çelsit për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, Salomon Kalu.

Në Spanjë

Është edhe Arsenali i Arsen Vengerit mbi Erik Abidalin. Anësori i majtë i Barcelonës dhe i kombëtares së Francës, nuk e ka rinovuar ende kontratën me klubin katalan dhe sipas shtypit britanik dhe spanjoll, mund t’i bashkohet Vengerit në Londër. Barça i ka ofruar një kontratë biennale me një opsion për një sezon të tretë Abidalit, por që është duke parë përqark. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Real Madridi ka marrë një ofertë prej 42 milionë eurosh nga një klub i Premier Ligës për anësorin argjentinas Angel Di Maria. I blerë në vitin 2010 për 25 milionë nga Benfika, lojtari i kombëtares argjentinase është në shënjestrën e Çelsit dhe të dy skuadrave nga Mançesteri.

Në Itali

Emri më i lakuar në merkato është ai i Karlos Tevez dhe skuadrat që e duan janë ato të dyja, Milani dhe Interi. Nëse deri ditën e diel dukej se Tevez i kishte gati valixhet për të shkuar në anën kuqezi të Milanos, të hënën dhe të martën ka ndodhur një sulm frontal i pjesës zikaltër, që i kanë ofruar 25 milionë euro Mançester Sitit për kartonin e lojtarit. Problemi është dëshira e lojtarit. Tevez kërkon të luajë me Ibrahimoviçin dhe kjo do të thotë se lojtari dëshiron të vishet kuqezi. Sidoqoftë, diçka është e sigurt, Roberto Mançini ka deklaruar se deri në fund të muajit, Tevez do të ketë ndryshuar skuadër…

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas