Angazhohen 3400 trupa për sigurinë e Samitit të NATO-s në Bruksel

Aktualitet



               Publikuar në : 14:41 - 05/07/18 |
enton palushi

Për sigurinë e Samitit të NATO-së që do të mbahet në kryeqytetin belg Bruksel do të angazhohen 2400 pjesëtarë të policisë dhe 1000 ushtarë.


Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, para takimit të Komitetit për Mbrojtje dhe Marrëdhënie të Jashtme,dha informacione lidhur me masat e marra për Samitin e NATO-së, ku nikoqire do të jetë Belgjika, njofton INA. Michel tha se Qeveria e Belgjikës ka marrë të gjitha masat e sigurisë për Samitin.

Michel theksoi se ky samit do të kontribuojë në imazhin e shtetit. Ai tha se për samitin i cili do të mbahet mes datave 11-12 korrik në selinë e re të NATO-së në Bruksel ku do të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra nga 29 vende anëtare, do të angazhohen 3,400 forca sigurie.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas