Rajoni

Anëtarësimi në NATO, Analistët: Shkupi të mos e humbasë qëllimin gjatë rrugës

Krahas kritereve politike, vendi duhet të tregojë rezultate konkrete në reforma, zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes me Greqinë, llogaridhënie më të madhe dhe mbikëqyrje adekuate të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë.

Një nga kushtet është që Ministria e Mbrojtjes të fillojë të modernizojë ushtrinë në mënyrë që të mund të veprojë në mënyrë aktive në misionet e NATO-s.



Historiani, Arben Lllalla në një prononcim për Zhurnal thotë se afatai kohor prej  18 muajsh që Maqedonia ti përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim të plotë në NATO është kohë e mjaftueshme.

“Unë besoj që Maqedonia, ka mjaftueshëm kohë për ti përmbushur të gjitha kushtet brenda 18 muajve për të qenë anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Çështja është nëse ekziston vërtetë dëshira e politikanëve sllavo-maqedonas për të punuar denjësisht për të realizuar këto kërkesa?

Një tjetër problem që ende ka mjegull dhe nuk dihet është nëse Greqia vërtetë do nënshkruaj në kohën e duhur marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë? Ka zëra në Greqi që ka shumë mundësi që qeveria e sotme Tsipras mos të nënshkruaj anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në momentin e duhur me pretekstin e zgjedhjeve të parakohshme”,- thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Por unë shpresoj, shton mëtej Llalla, që s’do ketë forcë që t’i dali kundër dëshirës së SHBA dhe NATO që sa më shpejtë Maqedonia të anëtarësohet.

“Personalisht unë jam tifoz i anëtarësimit sa më shpejtë të Maqedonisë në NATO, prandaj nuk dua të besoj se ka zëra kundër”,- nënvizon ai.

Nga ana tjetër, njohësja e zhvillimeve ndërkombëtare Doriana Metollari thekson se anëtarësimi në një organizatë sidomos siç është ajo e NATOs në këtë rast nuk është asnjëherë proçes i lehtë dhe i shpejtë.

“Vendit i duhet të tregojë se mund të veprojë për të çuar përpara reformat, por në të njëjtën kohë dhe të vijojë me përmbushjen e detyrimeve të marëveshjes me Greqinë apo mbikqyrjes adekuate të shërbimeve të inteligjencës në vend. Vendi  duhet të tregojë dhe se investon për një ushtri të modernizuar, në përmbushjen e misioneve të NATOS.

Pra ka punë për të bërë. Është e rëndësishme që Shkupi të mos e humbasë qëllimin gjatë rrugës, për shkak të rivaliteteve apo interesave të tjera politikë, sepse vendit i duhet një bashkim forcash në të mirë të shtetit dhe qytetarëve”,- thekson Metollari për Zhurnal.

Sipas saj, klasa politika e Ballkanit nuk është treguar shpesh herë e bashkuar kur bëhet fjalë për këto interesa, kjo dhe sepse presioni i opinionit publik nuk ka qenë i fortë sa duhet.

“Ka vend për optimizëm, por nuk ka vend për optimizëm të pabaza, sepse atëherë dhe zhgënjimi do të jetë më i madh për njerëzit. Them se po, nëse të gjithë do të punojnë në këtë drejtim, do të mund të bëhet shumë shpejt ky anëtarësim”, potencon Metollari./Zhurnal/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas