Sport

Anchelotti snobon Juventusin, kërkon titullin: Me aftësitë e mia mund t’ia dalim

Carlo Anchelotti , trajneri i Napolit, në një intervistë për mediat italiane në lidhje me ndeshjen e ardhshme në “Seria A” kundër Milanit ka folur për disa tema.

Fillimisht trajneri nga Rexhio Emilia deklaroi se synimi është që këtë vit të shpallet kampion me Napolin. Numri 1 i të kaltërve nuk trembet nga forcimi i Juventusit pasi thotë se skuadra e tij ka mjaft kualitet dhe duke i shtuar eksperiencën që ai ka gjithçka mund të arrihet.



“Shpresoj që ta rikthej Napolin në shkallën më të lartë të kampionatit pasi skuadra ka kualitet. Nuk arriti dot vitin e kaluar aty ku duhej, por iu afrua shumë. Shpresoj që me aftësitë e mia të arrij t’ia dal për të sjellë titullin. Fakti që erdha në Napoli më joshi së pari për rikthimin tim në Itali, por më bindi shumë projekti i klubit,”- tha trajneri Ancelotti.

Për sfidën kundër Milanit, skuadër me të cilën ka fituar gjithçka e që tani drejtohet nga miku i tij dhe ish-futbollisti Gatusso. “Gattuzo nga karakteri mbetet gjithmonë i njëjtë dhe skuadra e tij është e organizuar, agresive dhe kompakte, njësoj siç ishte Gattuzo në fushë. përmes pasionit, ai ka ndërtuar një karrierë të madhe”, tha trajneri i Napolit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas