Sport

Ancelotti: Kur më telefonoi De Laurentiis mendova se tallej…

Carlo Ancelotti është befasuar me emërimin si trajneri i Napolit. Fituesi i Champions League ka zëvendësuar Maurizio Sarri-n në stolin e ekipit gjatë verës, por ai nuk e priste të mbërrinte në San Paolo.

“Doja të rikthehesha në Itali,” shprehet Ancelotti për DAZN. “Mbase kjo është një nga arsyet pse pranova këtë vend. Nga ana taktike dhe teknike, nuk kam asnjë problem me anglishten, por për fjalë emocionale dhe psikologjike, nuk ka si italishtja.



“De Laurentiis? Kur më telefonoi për të më marrë te Napoli thashë se po tallej, por gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Unë dhe presidenti kemi folur prej vitesh, madje këtë verë ishim së bashku për pushime, tani ai ndjek gjithçka dhe informohet për të gjitha gjërat që ndodhin.

“Ai është një person shumë i sjellshëm, i sinqertë dhe humorist. Hamsik? E dija që kishte oferta për t’u larguar, kështu që i shpjegova se ishte një lojtar i rëndësishëm dhe do të kisha shumë dëshirë që ai të qëndronte.

“I thashë se doja t’i ndryshoja rolin, mbase kjo gjë ia mbushi mendjen të qëndronte.”

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas