Shëndeti

Analizat për të pasiguruarit, kostot nga 300 -1500 lekë

Kostot për analiza pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr .1 në kryeqytet variojnë sipas kategorisë së pacientëve. Kështu nëse një pacient është i siguruar dhe kalon në sistemin e referimit ka një kosto zero nga xhepi për analizat. Një pacient i pasiguruar por që kalon në sistemin e referimit paguan një tarifë fikse prej 100 lekë.

Ndërsa pacienti i pasiguruar e që nuk kalon në sistemin e referimit mund të përfitojë një sërë analizash që variojnë nga 300 lekë në 1500 lekë.  Specialistja e laboratorit pranë kësaj poliklinike, Elmira Llukaj, shpjegon për televizionin SCAN analizat që mund të përfitojë një pacient.



Fluksi i analizave të kryera në një ditë është në rreth 150  të tilla, ndërsa koha e pritjes për marrjen e përgjigjes së analizave varion nga disa orë në disa ditë.

Ndërkohë që kësaj poliklinike do t’i kushtojnë për muajt e mbetur të vitit, mbi 827 mijë lekë blerja e kiteve, reagentëve dhe materialeve të konsumit për laboratorin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas