Kryesore, Politika

Analiza në PS, Balla në Asamble: Nuk jemi aty ku duhet, lufta kundër tepsisë vazhdon   

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Asamblene Kombëtare të Partisë Socialiste. Në fillim të mbledhjes, kryetari I grupit parlamentar I PS-së dhe Sekretari I Pergjithshem, Taulant Balla tha se vetëm 250 ditë larg zgjedhjeve vendore, PS-ja do të ketë vetëm një aleance, ajo me popullin.

Ai ftoi gjithashtu PD-në për kompromis për reforma që bëjnë shtet.



“Do të kemi vetëm një aleat, ndërsa përballë do të kemi një aleancë politikanësh. Jemi përkushtuar për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmendja jonë do të jenë vetëm ata…Me opozitën jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për reforma që bëjnë shtet…”, tha Balla.

Gjatë fjalës, Balla foli edhe për kritika.

“Nuk jemi aty ku duhet me anëtarësime e reja për atë që kemi miratuar, jo vetëm si sasi, por edhe në cilësi, duhet të afrohemi në anëtarësime cilësore, njerëzit më të mirë duhen afruar. Duhet të kemi përmirësim të listave për anëtarët e këshillave bashkiak”- tha ai. Ai shigjetoi edhe LSI-në teksa nënvizoi se, “nuk e kemi fituar ende luftën kundër tepsisë, lufta kundër tepsisë ende vazhdon, ajo duhet cuar e tëra për skrap”.

Ndërkohë është zyrtarizuar edhe rendi I ditës I Asamblesë së sotme, ku nuk perfshihen ndryshimet ne qeveri.

 

RENDI I DITËS NË ASAMBLE

  1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
  2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
  3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
  4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
  5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
  6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
  7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
  8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
  9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
  10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas