Kryesore

Analiza në Mapo: Politika në ngërç derisa të vijë ‘ambasadorja që i di të gjitha…’

Politika shqiptare gjendet sërish në një situatë ngërçi përsa u përket votimit të ligjeve të rëndësishme në Kuvend.

Nga ana tjetër, tensioni mes palëve është i lartë, teksa vendi po futet në një vit zgjedhor. Por zgjidhja mund të vijë me mbërritjen në Tiranë të ambasadores së re të SHBA, Kathleen Kavalec.



“Si pasojë e konfliktualitetit politik, kalon në krizë i gjithë sistemi, ashtu sikurse ka kaluar në këtë moment. Kështu që, për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç, nuk pritet asgjë tjetër përveçse mbërritjes në Tiranë të ambasadores se re amerikane,” shkruan në editorialin e ditës, drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj.

“Linja politike e ShBA-së në Shqipëri që pasqyrohet nëpërmjet ambasadorit të saj këtu, është domethënëse edhe për zhvillimet politike të brendshme. Në këtë moment që po flasim, është një linjë që është në stand by deri në mbërritje  të ambasadorit të ri.

Askush nuk mund të mohojë se, qëndrimet e ambasadorit amerikan në Shqipëri, përbëjnë si të thuash, vendime të arbitrit, që në një fare mënyre gjykon mbarëvajtjen e politikës këtu te ne.

Dhe, kur mungon arbitri, loja nuk zhvillohet. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtaret, kanë ende një ndikim të madh për ngjarjet politike të brendshme. Që nga rënia e komunizmit e deri më sot, për shkak të proceseve euroatlantike të Shqipërisë, por, edhe për shkak se politika shqiptare nuk ngjall besueshmëri te opinion publik, ndërkombëtarët janë kthyer në sytë e shqiptarëve aktorët më të besueshëm. Për këtë arsye vendimet e tyre kanë një influencë në politikën e brendshme.

Për këtë arsye, reformat e mëdha, dhe çështjet që presin përgjigje nga politika në këto momente, më sa duket, do t’i vënë në lëvizje përsëri shtysa amerikane, e cila në këtë momente është pezull. Deri atëherë, asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë”.

Të gjitha çështjet pezull, në pritje të ambasadores së re amerikane

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas