Kryesore

Analiza në Mapo: Ja pse takimi Trump-Putin është një lajm i keq për Shqipërinë

Takimi mes presidentëve të SHBA dhe të Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, ka dominuar lajmet e orëve të fundit.

Në një analizë në gazetën Mapo, Ralf Gjoni, një njohës i mirë i fushës, shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët dolën më të humbur dhe të dobësuar nga ky samit, njëlloj siç dolën prej Konferencës së Jaltës në vitin 1945.



“Në fakt përmbajtja e takimit dhe ‘dashuria’ e re Trump-Putin sugjeron se ky takim i ngjan më tepër një Jalte të dytë, pas të cilit fshihet rendi i ri botëror që do vulosë fatet e shumë kombeve për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Konferenca për shtyp Trump-Putin rikonfirmoi vullnetin e të dy vendeve për të negociuar pragmatikisht e mbi baza komerciale, si dy konkurrentë të denjë globalë e si dy fuqi të padiskutueshme bërthamore në botë.

Në mes të këtyre negociatave komerciale e bërthamore, dhe njëlloj si Jalta e parë (e cila si për ironi të historisë ndodhet në Krime), Shqipëria e shqiptarët si komb do marxhinalizohen e do injorohen gjithnjë e më tej, nëse ata vetë nuk bëjnë diçka për veten e tyre.

Është më se e qartë se SHBA ka vite që e ka humbur interesin ndaj Ballkanit duke ia deleguar ndjekjen e aferave politike e diplomatike të vendeve si Shqipëria apo Kosova, nivelit ambasadorial. Përqasja amerikane ndaj Shqipërisë filloi të ndryshojë pas Presidencës së Bush Junior ku Shqipëria në sirtarët e Departamentit të Shtetit ndryshoi statusin nga një aleat strategjik i amerikanëve në rajon, në një vend kandidat për BE. Prioriteti i ri i politikës së jashtme amerikane gjatë presidencës Obama ishte mbështetja e integrimit evropian të Shqipërisë, që de-fakto do të thoshte shkëputje graduale të SHBA nga rajoni.

E pra takimi Trump-Putin i cili vjen pas një antagonizmi të ashpër të Ëashingtonit ndaj Bashkimit Evropian, është lajm i keq për Shqipërinë, për Kosovën e për të gjithë shqiptarët të cilët duan të integrohen në një entitet problematik për Ëashingtonin, siç është BE,” shkruan Gjoni.

“Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, shkëmbimet politike e komerciale mes Trumpit dhe Putinit, ku të dy do japin diçka që të marrin diçka tjetër, mund të rezultojnë në një largim definitiv të SHBA nga rajoni i Ballkanit, i cili as që nuk hyn në interesat ekonomike apo strategjike të të dy vendeve, pavarësisht fabulave ballkanike që ne i tregojmë njëri-tjetrit.

Ndaj dhe në këtë kontekst të ri, Shqiptarët, si një popull demografikisht në rënie e provincial në çdo kuptim të termit, duhet të mendojnë për interesat e tyre pragmatike ekonomike për të ridefinuar aleancat e së ardhmes.

Tashmë që BE na e tha qartazi se nuk na e kanë ngenë, e pas skandaleve të njëpasnjëshme të teknokratëve pijanecë e qeflinj evropianë, politika e jashtme shqiptare duhet të fillojë të ndërtojë aleanca specifike me natyrë bilaterale, për t’iu përgjigjur nevojave imediate investuese në vend, sepse potencialet nuk mungojnë. Serbia ka vite që po e aplikon këtë strategji, dhe me shumë sukses”.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Takimi Trump-Putin si Jalta e Dytë për shqiptarët

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas