Kryesore

Analiza në Mapo, Iljazaj: Ja kur krijohen dhe efektet e koalicioneve të mëdha

Në qendër të kopertinës së numrit të fundjavës në Mapo është çështja e një koalicioni të mundshëm mes PS dhe PD. Ndërkohë drejtori i gazetës, Ervis Iljazaj analizon kontekstin kur krijohen këto koalicione dhe efektin e tyre.

“Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë që nuk ka provuar ende një qeverisje nëpërmjet një koalicioni të madh midis dy forcave politike kryesore, ose më konkretisht, midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, të cilat kanë ndërruar pushtet pothuajse sipas një formule që s’ka ndryshuar asnjëherë. Ka një rotacion politik në Shqipëri, përveç disa rasteve të rralla, që kalon në çdo 8 vite nga një krahë politik te tjetri. Rregulli i rotacioni politik njëherë në 8 vite është pothuajse një normë kushtetuese  e pashkruar. Jo vetëm kaq, por, asnjëherë asnjë qeveri nuk e ka ndërprerë mandatin në mes, apo të ketë marrë një nocion mosbesimi, apo të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.



Pra, si të thuash, ka një panoramë politike për sa i përket pushtetit dhe mënyrës së ushtrimit të tij  të qëndrueshme, të qartë dhe pandryshueshme,” shkruan Iljazaj.

“Koalicionet e mëdha kanë ardhur si pasojë e dy elementëve.

E para, kur nga një palë zgjedhje nuk del një krahë fitues, dhe në këtë mënyrë dy forca politike të mëdha janë të detyruara të krijojnë një koalicion me bazë të gjerë për ti dhënë vendit një qeveri, sepse vajtja në zgjedhje të reja ka përberë një kosto politike dhe ekonomike të lartë. Por, në këto raste ka patur koalicione me bazë të gjerë edhe për faktin se asnjëra nga forca politike kryesore nuk ka dashur të bëjë koalicione me forcat ekstreme politike dhe kanë preferuar një qeveri me forcat politike të moderuar. Kështu ndodhi në Gjermani, kështu ndodhi para disa kohësh me zgjedhjet lokale në Francë në balotazh për zgjedhjet lokale. E majta dhe e djathta u bënë bashkë për të evituar fitoren e partisë nacionaliste të Le Pen. Por, raste të ngjashme ka edhe më shumë.

E dyta, kur vendi ndodhet përpara një sfide të madhe, e cila kërkon reforma të mëdha, që mund të bëhen vetëm me një konsensus të gjerë. Jo vetëm për arsye numrash dhe kartosh, por më më tepër për ti dhënë një legjitimim më të madh reformave të kërkuara. Ose, për të zhvilluar një ndryshim rrënjësor në politikë dhe qeverisje. Ky është rasti tipik i zgjedhjeve të fundit të Italisë. Ku edhe pse ishin kundërshtare në fushatë zgjedhore, Lëvizja Pesë Yje dhe Lidhja e Veriut krijuar një koalicion të gjerë për të aprovuar reforma radikale, në ekonomi, drejtësi dhe shoqëri.

Në këtë kuptim, duke qenë se politika është dinamike, kërkesat e momentin mund të jenë të ndryshme nga ato të një kohe  të kaluar, apo se konfliktualiteti politik duhet lënë mënjanë për arsye madhore, apo se nëpërmjet saj i jepte zgjidhje një krize  që nuk mund të arrihet nëse çdo palë është në llogoren e saj, bashkëqeverisja në Shqipëri, jo vetëm që mund të ndodhë, por ndonjëherë edhe duhet të ndodhë,” shkruan Iljazaj.

Në ç’kontekst krijohen dhe çfarë efektesh japin koalicionet e mëdha?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas