Kryesore

Analiza në Mapo dhe reagimi i Manjanit: Rasti i Thanzës tregoi se vetingu po funksionon

Deri më tani ka pasur një debat nëse vetingu po funksionon thjesht si një kontroll i deklaratave të pasurisë. Por pas rastit të gjyqtarit Admir Thanza, gjërat duken më ndryshe.

Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka rezervuar një vlerësim.



“Rasti i gjyqtarit Admir Thanza është i pari dhe i vetmi, deri më tani, që struktura e vetingut dhe ONM justifikojnë veten. Për raste të tilla i shpik vetingu dhe u pranua në Kushtetutë ONM. Gjykimi vetëm mbi pasurinë dhe biografinë politike të gjykatësve nuk ishte misioni i tyre! Ndaj për rastin “Thanza” meritojnë përgëzime!” shkruan Manjani në FB.

Edhe drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj shkruan në editorialin e ditës se vetingu po funksionon.

“E vërteta është se, asnjëherë më parë nuk e kishim menduar që e gjithë trupa gjyqësore shqiptare do të futej në një kontroll të tillë të pastërtisë të figurës së tyre, dhe kjo ndodhi falë Reformës në Drejtësi dhe procesit të vettingut që ajo parashikon. Në këtë kuptim, vettingu përbën padyshim një proces historik, dhe një precedent që po themelon nga e para të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare.

Efektet e tij janë të prekshme që në këto momente. Duke qenë se një nga problematikat më të mëdha të drejtësisë shqiptare ka qenë korrupsioni galopant në këtë pushtet, Reforma në Drejtësi ka arritur të bëjë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve apo prokurorëve. Procesi i vettingut sapo ka filluar, shumë nga magjistratët shqiptarë kanë dhënë dorëheqjen dhe procesi duket në rrugë të mbarë.

Në këtë aspekt, ajo që mund të thuhet është fakti se hetimi pasuror i gjyqtarëve është marrë seriozisht. Jo vetëm kaq por, ka raste ku procesi nuk mjaftohet vetëm me vettingun, por edhe me hetimet penale që hapen kundër gjyqtarëve apo ish gjyqtarëve të caktuar,” shkruan Iljazaj.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Rasti i Admir Thanzës si tregues që vettingu funksionon

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas