Aktualitet, Kryesore

Analiza: “Fevziu nuk synoi të largohej nga Klani për cilësinë, por për sasinë”

Tashmë është bërë e ditur se Blendi Fevziu nuk do të largohet nga TV Klan. Moderatori i njohur zgjoi shumë spekulime kur foli në një intervistë për çështjen e cilësisë televizive te Klani.

Por analisti Klementin Mile mendon se cilësia nuk ka qenë qëllimi i Fevziut.



“Reflektimi i Fevziut, në qoftë i sinqertë, është tepër i vonuar. Për thuajse dy dekada ai nuk ka dhënë shenja se e shqetësonte ndopak zhurma që mbyste komunikimin në emisionin e tij; as nuk është dukur ta shqetësonin hiret e zhveshura të injoranteve pa kulturë, që u zinin vendin dhe kohën grave e burrave të lexuar, intelektualëve dhe ekspertëve; as nuk dukej t’i ketë bërë përshtypje që sidomos te emisioni i tij u fabrikuan për vite me radhë gjithologët, të njëjtët fytyra që flasin me kompetencë për gjithçka të kësaj bote.

Prandaj është e vështirë të besohet se Fevziu paska patur ndërmend të largohet nga Klani për arsye të lidhura me cilësinë. Po t’i referohemi kategorive të Kantit, alternativa shpjeguese për lëvizjen e përfolur të Fevziut mbetet të jetë në kategorinë e sasisë. Edhe kjo gjë, natyrisht, është përfolur. Thuhet se Topi do i afrojë më tepër para Fevziut, edhe pse sipas tij oferta financiare nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje. Fevziu, për të cilin cilësia nuk duket të ketë qenë ndonjëherë synim, pretendon se nuk joshet nga sasia.

Megjithatë, zërat e fundit nga bota e medias thonë se Fevziu nuk do ikë, por do rrijë te Klani me një rrogë më shumë se të dyfishuar. Në këtë kontekst, morali mediatik nuk përfiton asgjë nga komente dhe deklarime si ato të Fevziut në intervistën e tij. Motoja “bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë” është tipikisht hipokrite dhe shërben vetëm për ta ndotur më tej ambientin mediatik. T’u flasësh gazetarëve të rinj për gazetari, kur vetë u ke bërë gjithë kohës PR-in të pushtetshmëve, është hipokrizi. Të flasësh se udhëhiqesh në vendimmarrje nga parime si cilësia dhe miqësia, kur ndoshta je gazetari më i paguar në vend, ky është humor i zi,” shkruan Mile.

Lexoni më poshtë analizën e plotë:

A e shëndoshi moralin mediatik intervista e Fevziut? Jo, përkundrazi!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas