Kryesore

Analiza e Zhejit: Amerikanët të flasin para se shqiptarët të “shqyhen” me njëri-tjetrin

Nga Artur Zheji

Megjithëse verë dhe me shumicën e politikanëve me brekë plazhi, çështja e korrigjimit të kufinjve të Kosovës, ka shkuar drejt një radikalizimi tipik ndër-ballkanas, me nuanca qesharake, por që shndërrohen sakaq shqiptarisht në dramë.



Paaftësia për të diskutuar për çështje madhore të politikës së jashtme të Kombit, qetësisht dhe në tryeza ovale e me dyer të mbyllura, pa qëllime zgjedhore rurale, lokale apo për konsum të fastfood politikës së ditës.

Qëndrimi amerikan, që është dhe skemi pse t’ja fshehim vetes, qëndrimi kryesor “kujdestar”, i të sotmes dhe i të nesërmes së shqiptarëve në Ballkan, duhet të dalë në sipërfaqe në vetën e parë.

Qartë, kuptueshëm, dhe pa ekuivoke.

Përndryshe, të vetëshpikurit specialistë të gjeopolitikës shqiptare, të të gjitha niveleve, do të mbjellin kaosin në vend të kthjelltësisë së duhur kombëtare, për të përballuar këtë temë të mprehtë, që u hap këto ditë.

Bëri gabim Thaçi që e hapi këtë diskutim, apo kështu është porositur nga aleatët?

Por për cilët aleatë është fjala?

Cila është platforma dhe kush janë partnerët, që do të shoqëronin teorikisht Kosovën drejt një procesi kaq delikat?

Pa u zgjidhur këto pyetje, në një formë ose tjetër, analizat, qofshin profesionale, apo pasionale dhe amatore, do të lëkundeshin në terr dhe do të mbillnin përqark përsëri terr, që nuk besoj se ndihmon për gjë, përveçse për të bërë “lesh e li” shqiptarët ndër vete.

Kjo “ndërhyrje amerikane”, për të sqaruar qartë dhe haptas dhe gjeo-politikisht se çfarë kërkohet, është e rëndësishme, sepse shpirti i aventurës së politikanëve tanë, ka thyer prej kohësh çdo rekord marrëzie.

Aq më tepër në Shqipëri, ku për të fshehur dështimet e mëdha dhe regjimin që de facto po vendoset, lipset shumë debate për Çështje të Mëdha Kombëtare, që mund të jenë, thjesht Flluska të Mëdha, me qëllim çoroditjen dhe spostimin e vëmendjes nga falentimi ekonomik, që mjerisht ka preku sot, krejt trojet shqiptare, të keq qeverisura nga hajdutëria e paskaj, e “djemve” tanë të politikë bërjes.

Çfarë mjerimi do të ishte që të zbulonim një ditë, se në përgatijen e Flluckës gjeopolitike Kombëtare, kanë gisht tregëtarët e gjakut dhe jo mendimtarët, si dhe ndodh në vendet fatlume.

Sepse në një vend që nuk ka Elitë, por thjesht një Kastë grabitqare, mund të ndodhë çdo perversitet, paraqitur për “kombëtarizëm”.

Ndërkohë, kush ka iluzionin se serbët do të duan më shumë Brukselin apo Uashingtonin se sa kërcimin e “Kalinkës”, duhet ti kthehen historisë dhe të rilexojnë ADN-në e kombeve ballkanase…/360grade.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas