Aktualitet

Analiza e Raiffeisen Bank Tremujori i parë, ekonomia rënie të thellë




               Publikuar në : 14:17 - 12/01/12 |
mapo.al

Ekonomia e vendeve të Ballkanit ku përfshihet edhe Shqipëria, do të ketë një rritje deri në 0.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, sipas një analize të fundit të grupit qendror të Raifeissen Bank në Vjenë. Kryeanalisti i një prej bankave më të mëdha në Europën Juglindore, Peter Brezinschek pret që rajoni në tërësi të shënojë një rritje prej 2 për qind të GDP-së në 2012-ën. “Kjo rritje që ne kemi parashikuar për Europën për këtë vit duhet parë në krahasim me rënien prej -1 për qind që parashikojmë për eurozonën”, – shton Brezinschek. Sipas tij, zhvillimet ekonomike të gjashtëmujorit të parë në Europë dhe Ballkan janë tepër pesimiste, por ekonomia pritet të rimarrë veten në gjashtëmujorin e dytë për të konkluduar në finale me një rritje të përgjithshme 2 për qind. Sipas tij, Europa Qendrore dhe Lindore mbeten nën formulën magjike të krizës së borxhit në eurozonë. Analistët e Raiffeisen Research parashikojnë që efektet negative si rezultat i lidhjeve të forta të tregtisë së huaj me eurozonën do të shprehen më shumë në Europën Qendrore (EQ), për të cilën analistët presin një rritje rajonale të GDP-së me 0.5 për qind, dhe në Europën Juglindore (EJ), për të cilën parashikojnë që të shënojë një normë rritjeje prej 0.4 për qind. Me përjashtimin e dukshëm të Polonisë (ku pritet një rritje e GDP me 2.2 për qind), parashikimi i analistëve të Raiffeisen Research për GDP bie poshtë për të gjitha vendet e Europës Qendrore, duke përfshirë edhe Austrinë (-0.5 për qind). Raiffeisen parashikon që fokusi i fortë i ekonomive rajonale ndaj ekonomisë gjermane, masat e nevojshme për konsolidimin e buxhetit si dhe kreditimi i kujdesshëm janë faktorët kryesorë që do të çojnë në një 6-mujor të parë të dobët të 2012-ës. Megjithatë, Brezinschek është më optimist për 6-mujorin e dytë të vitit. “Një vështrim më i ngushtë në parashikimin tonë për GDP në EQL bën të qartë që trendi negativ për gjysmën e parë të 2012-ës duhet të kompensohet nga një zhvillim më i mirë në gjysmën e dytë të vitit.  Sipas Raiffeisen Research, piku i inflacionit duket se është arritur tashmë në shumicën e vendeve të rajonit të EQL. Tensioni i përsëritur që e ka prejardhjen nga kriza e borxhit do të ushtrojë presion shtesë mbi monedhat e EQL-së në tremujorin e parë të vitit 2012. “Vetëm pasi gjendja ekonomike dhe financiare e tregut është përmirësuar në pjesën e dytë të vitit, ne presim që monedhat e EQL të rriten gradualisht”,- beson Brezinschek. Kjo sipas tij, vlen edhe për rublën ruse, e cila ka qenë tradicionalisht e dobët në krahasim me USD-në gjatë gjysmës së parë të vitit.”Raiffeisen parashikon mundësi të mëdha për rënie në fillim të vitit 2012, veçanërisht në bursë në Hungari, Republikën Çeke dhe tregjet e Ballkanit. Situata relativisht e qëndrueshme në Poloni dhe Rusi, gjithashtu duhet të pasqyrohet në humbje për shkak të uljes së çmimeve.




KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas