Kryesore, Politika

Analiza e Prec Zogaj: Ku po gabon PD me sjelljen e saj ndaj procesit të Vetingut

Analisti Preç Zogaj në një shkrim për gazetën “Panorama” bën një skanim të ecurisë së deritashme të reformës në drejtësi. Ai flet për të gjitha pikëpyetjet që janë ngritur, qëllimet e kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimin e opozitës.

Ndër radhë, Zogaj përmend me emra ambasadorët që kanë dalë në mbështetje të reformës duke nënvizuar se, “shihet qartë se ka një solidaritet dhe kohezion pa të çara mes vendeve partnere nga Berlini në Uashington, në lidhje me ecurinë e Reformës në Drejtësi në vendin tonë”.



Zogaj vëren gjithashtu se kinse Rama ka bërë një gjë që ka qenë formalisht në sintoni me partnerët për reformën. “Për këtë ka marrë ndonjë bonus. Por nuk mund të imagjinohet që bashkautorët amerikanë dhe europianë ta lejojnë atë dhe këdo tjetër të marrë timonin e drejtësisë”, shkruan ai për Panorama.

“Në këto kushte, qëndrimi më i mirë i PD-së dhe opozitës mbetet bashkëpunimi me partnerët për të përshpejtuar zbatimin e reformës. Në modestinë time, këtë sugjerim ia kam bërë opozitës që në muajin shkurt të këtij viti. Ndërkombëtarët po përshpejtojnë vetë. Ata tani pak po shohim cilët politikanë kanë në krah, kush po i ndjek e kush nuk po i ndjek. Reforma nuk ndalon, përderisa shumica absolute e qytetarëve e duan dhe partnerët janë të angazhuar. Qëndrimet e PD-së dhe opozitës në favor të përshpejtimit të saj kanë vlerë, sepse përkthehen në mbështetje elektorale për të”, shkruan ai

 

.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas