Bota, Kryesore

Analiza e pedagogut të UET: A mund ta ndezin Mali i Zi dhe Shqipëria Luftën e Tretë Botërore?

Ka mjaftuar një intervistë e presidentit amerikan Donald Trump dhe rrjeti ka nisur të ziejë nga pyetja: A munden vende si Mali i Zi dhe Shqipëria që të ndezin një konflikt me përmasa botërore?

Historia ka treguar se diçka mund të ndodhë.



Por eksperti i sigurisë, pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Kristaq Xharo mendon ndryshe.

“Mali i Zi dhe Shqipëria edhe sikur të ‘bëhen më agresivë’ nuk mund të ndezin Luftën e Tretë Botërore. Ato në kapacitete ushtarake janë më pak se 1913, përpara Luftës së parë Botërore dhe 1939 përpara Luftës së Dytë. Në rajon këto dy vende janë vendet më të vegjël dhe me më pak kapacitete se të tjerët. Gjithë sigurinë kombëtare e kanë të bazuar në NATO dhe vazhdojnë të besojnë se  NATO mbetet garant i sigurisë së tyre  kombëtare. Kapacitetet maksimale ushtarake të të dy vendeve arrijnë në afrimin e ushtarëve paqeruajtës për operacionet e aleancës. Ato nuk janë përgatitur për ndryshimin e madh…por edhe nuk do të jenë ndonjëherë gati për t’u sakrifikuar në emër të luftës, qoftë ajo edhe Lufta e Tretë Botërore,” shkruan Xharo në një opinion në gazetën Mapo.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

A do të ndezin Mali i Zi dhe Shqipëria Luftën e Tretë Botërore…!!!

PasPara

1 koment

  1. Nuk janë “kapacitetet ushtarake e shtetërore” ato që mund të bëhen shkas për fillimin e një lufte.
    Luftërat mund të fillojnë edhe për ndonjë shkak jo fort të rëndësishëm në ndonjë vend të vogël, por që ka lidhje të përplasjeve politike midis fuqive të mëdha..
    Kishte rrezik të përshkallëzoheshte në një luftë me përmasa më të mëdha, situata e ndërhyrjes së NATO në Kosovë e bambardimit të Sërbisë.
    Përse ?
    Jo se Kosova kishte ndonjë potencial të madh ushtarak e bile këtë potencial nuk e kishte edhe shteti i Sërbisë pas luftërave që bëri me Bosnjen e Kroacinë. Ishte rreziku i konfrontimit të NATO me Rusinë që mund ta zgjeronte hapsirën e luftës.
    Edhe sa i takon ndonjë interpretimi të komentit të dyshimtë të Trump, për luftën e tretë që mund të vinte nga Mali i zi, në fakt në këtë vend të vogël sa një e treta e Shqipërisë, , ka ndërhyrje të dukëshme si të Serbisë fqinje, ashtu edhe të ariut rus e në Shqipëri këto ndërhyrje nuk janë edhe aq të pranishme..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas