Kryesore, Mapo Format

Analiza e MAPO WEEKEND: Si do jetë politika e re e Donald Trump ndaj Ballkanit

A do të ndryshojë politika e presidentit të ri amerikan, Donald Trump ndaj Ballkanit?

Kjo është pyetja që shtrohet vazhdimisht në opinionin publik dhe që këtë herë trajtohet nga numri i fundjavës i gazetës Mapo.



Gjithnjë e më shumë po flitet për një ndryshim kursi gjeostrategjik me Ballkanin të SHBA, që pas ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump, ndërsa BE tenton të mbajë në “paqe të brishtë”, pa guxuar të marrë vendime të dhimbshme, me disa të panjohura.

Analisti Baton Haxhiu në një analizë të thelluar për “Mapo” mendon se ka ardhur koha për vendime të mëdha dhe sipas tij Presidenti Thaçi po e realizon këtë më së miri dhe nëse do arrihej një marrëveshje, ajo nuk do sillte “precedentë të rrezikshëm”… Gjithashtu, gjykon se ka qasje tjetër të SHBA-së për Ballkanin, që pas ardhjes së Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi shprehet se Trump po ndjek një politikë “Amerika e Para”, duke krijuar një lloj diktati që ka prishur estrablishmentin tradicional, por për vendime të mëdha ka kohezion. Sipas tij, Kosova është investim amerikan dhe nuk do ketë ndryshime të dukshme politike në lidhje me këtë çështje.

Pedagogu Kristaq Xharo gjykon se roli i SHBA-së jo vetëm nuk u zbeh, por mund të flitet për një ‘rikthim’ në rajon. Këtë e argumenton me rolin që luajti në krizën maqedonase dhe më pas anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, tregoi që SHBA shumë shpejt do ta rigjeneronte aksionin gjeopolitik.

Bëhuni gati! Politika e re e Presidentit Trump për Ballkanin po vjen

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas