Kryesore, Mapo Format

Analisti Gjekmarkaj për librin e UET-PRESS: Puna e Ilir Konomit për Esat Pashën, më e madhe se e Akademisë së Shkencave…

Sezoni politik u mbyll me palët kryesore në politikë duke shkëmbyer disa herë akuza të forta politike. Kryeministri Edi Rama deklaroi disa herë se opozita shqiptare është tradhtare ose ‘esadiste’, një term fyes për Esad pashë Toptanin.

Por cila është historia e Esat Pashës? Një nga figurat më komplekse të historisë shqiptare, për të cilin janë botuar disa libra dhe studime, por gjithnjë i vendosur ose si patriot i kulluar, ose si emblemë e tradhtisë –Esat pashë Toptani nga historianët shqiptarë shpesh është refuzuar, duke vlerësuar studimet mbi të si një përpjekje pa vlerë. Ashtu si vetë jeta e Esat Pashës, komplekse është edhe përgjigja që jep gazetari i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi në librin e tij studimor “Esat pashë Toptani: Njeriu, lufta dhe pushteti”, publikuar nga UET-PRESS dy vjet më parë.



Në këto ditë të nxehta gushti, ky libër është vlerësuar nga analisti Agron Gjekmarkaj në një opinion të publikuar nga Panorama. 

Analisti shkruan se muaji gusht duhej të ishte një muaj i qetë, por zhvillimet ishin të zhurmshme dhe depresive si në Shqipëri, ashtu dhe kudo ku ka shqiptarë.

Pikërisht në këtë muaj vjen edhe libri i Ikonomit, shkruan Gjekmarkaj, që na tregon se historia nuk është bardhezi, se tradhtarët dhe heronjtë nuk janë ashtu siç ishte menduar.

Sipas Gjekmarkaj, libri është një punë më e madhe se ajo që ka bërë Akademia e Shkencave dhe institutet e historisë në vite.

Pjesë nga shkrimi

Ne kohen e duhur u botua edhe nje nga librat me te mire mbi dilemat dhe manipulimet historike. Libri i Ilir Ikonomit “Esat Pashe Toptani”! Nje pune ku e ku me e madhe se ajo e Akademisë së Shkencave apo institucioneve te historise nder vite. E shkruar bukur ku e ku me mire se gjithe ata bashke.

Nje stil i shkelqyer rrefimi dhe nje informacion, i cili te rrezon paranojat dhe keshtjellat e propagandes me te cilat jemi ushqyer. Pas kaq dekadash mesojme se Esad Pasha nuk qenkesh kaq tradhtar sa ce dinim dhe heronjte nuk paskeshin merituar kaq zulme. E lexon kete liber plot me befasi, lufte te pergjakshme, troje shqiptare qe priten nga gersheret e diplomacise, kryevezir, vezir, pashallare, gjeneral, kryetar shtetesh dhe Esad Pashen (pasi sunduan hapesirat e pamata te perandorise osmane, keta zevzeke pleq e gjeten veten ne profesionin e intrigantit te papune brenda nje kutize te vogel duhani, qe ishte Qeveria e Vlores apo e Durresit) kete kombinim te shpirtit otoman ne trupin e shqiptarit, i cili di te luftoje sa per vete, aq per vendin, i cili ne cdo rast vendin e sakrifikon per interesat e veta.

Drama eshte se edhe te tjeret po njesoj qenkeshin sjelle, veçse jo aq te zote sa ai, derisa e ndaloi atentati i Avni Rustemit. Nje pikellim ta shkakton ky tekst!

Ate te te kuptuarit qe edhe sot pas 100 e kusur vitesh politikanet shqiptare rendin njesoj ne ambasadat e huaja, shiten e blihen e po kaq egersisht urrejne njeri-tjetrin e ne fund “komisioni nderkombetar” na pajton e vendos. Si ne 1913 apo 14 e 15 deklaratat e te huajve perdoren, keqperdoren per lufte personale! Per ambicjet e tyre vendi behet placke tregu! Ikonomi na zbulon te verteten e madhe duke na rrefyer pashain e anatemuar. Armiqte e Shqipërise kane qene dhe mbeten vete shqiptaret.

Esat Pashe Toptani nuk ishte as me i keq as me i mire se te tjeret, pak me inteligjent dhe kurajoz ne “tradhti” e “atdhedashuri”, nje personazh qe s’ka vdekur kurre mes nesh. Esad Pasha mbante fesin e kuq te Turqise mbi koke ndersa politikanet aktuale e kane hequr per ta fshehur ne shpirt. Ndaj te matemi mire kur perdorim fjalen “esadizem” dhe “esadiste”! Ky botim ne kete vere ndokujt i jep edhe sodisfaksion per te paret e tyre e ndonje tjeter e skuq e ben me turp. Malesoret e Malsise se Madhe se bashku me Mirditoret rezultojne te qarte ne indin e tyre kombetar ne vetedijen e tyre shqiptare!

Deshmite qe ofron Ikonomi na bejne me dije se ne cdo rast moren anen e Europes e Princ Vidit, kunder “babes” e osmanlise ! Nga e verteta nuk ka kush keq. Ajo i ndihmon te gjithe si ky liber qe do te ishte me i vyer se cdo tekst historie per nxenes e studente per 20 vitet e para te shekullit te 19. Nuk mendohej qe Gushti te shfaqej kaq befasues e kersheror njekoheshit. Por ai s’ka mbaruar ende, ka mberritur deri ne mes. Le te presim ende me durimin, qe nuk na e trondit as termeti!

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas