Kryesore, Mapo Format

Analisti Baton Haxhiu: E verteta e ndikimit tim te Rama

I ftuar në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, nën moderimin e shefes së Departamentit të Komunikimit Belina Budini, analisti Baton Haxhiu foli për mënyrën sesi ka mundur të jetë influent tek politikanët e nivelit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë, konkretisht tek Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama.

“Unë kam një princip, dmth njerëzve ose miqve të mi që janë në politikë nuk u kërkoj favore për tender ose për gjëra ekonomike. Ky princip më jep një kredibilitet që unë ndonjëherë kur ka çëcshtje idealiste mund të influencoj, aq sa është e mirë për shoqërinë shqiptare për shakak se bota e politikanëve ndonjëherë është e mbyllur në hapësira dhe dijnë me pas vendimmarrje të cilat janë të influencuara nga biznesi”-tha Haxhiu.



Analisti dhe “politilog në hije” tregon formën që ka gjetur për të qenë një këshillues i Ramas, që më shumë se të ndikojë për çështje konkrete, i kërkon principe dhe ia ofron edhe vetë këtë koncept. “Unë mundohem që së paku te Rama të jem një njeri i cili të vendos një farë kornize, që të jetë sa më pak i ndikuar prej njerëzve të cilët realisht kanë interesa ekonomikë. Ata mund t’i japin faje politikës dhe ata mund të influencojnë më shumë sesa një zë idealist”-tha Haxhiu.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas