Aktualitet

Amnistia e presidentit, Egjipti liron 3747 të burgosur për festën e Fitër Bajramit






               Publikuar në : 17:14 - 15/06/18 |
mapo.al

Egjipti ka njoftuar lirimin e 3.747 të burgosurve me rastin e festës treditore të Fitër Bajramit, e cila ka nisur dje në mbrëmje, transmeton Anadolu Agency (AA).


Sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme, shërbimi i burgjeve egjiptiane, me udhëzim të presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka njoftuar një amnisti për shumë të dënuar me rastin e Fitër Bajramit.

Sipas kushtetutës së Egjiptit, pas diskutimit me këshillin e ministrave, presidenti i vendit ka të drejtë për të falur individë të dënuar ose për të ndryshuar dënimet e tyre.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas