Kryesore, Politika

Ambasadori Donald Lu takon Veliajn, por nuk i reziston dot biçikletës Mobike dhe…

Një nga tifozët më të zjarrtë të biçikletave Mobike në kryeqytet, është edhe Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu.

Gjatë një takimi me kryebashkiakun Veliaj në zyrën e këtij të fundit, diplomati amerikan ka hipur në biçikletën Mobike, e cila është një prej mijëra biçikletave që qarkullojnë tashmë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.



“Don mbi rrota. Hej @MobikeAL – Shikoni kush është tjetër tifoz në @USEmbassyTirana! Një aplikacion MOBIKE që punon njësoj për të marrë drejtues edhe nëse jeni në Kaliforni, Uashington ose Tiranë – sistemi i vërtetë i biçikletave të bike -share në telefonin tuaj”,- shkruan Veliaj.

Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka sjellë sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”.

Ashtu sikurse në shumë qytete të mëdha të botës, si Parisi apo Firence, sistemi i biçikletave pa stacion, është kthyer në një trend edhe për mijëra të rinj shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë këtë lloj transporti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas