Dikur

Amazonat tymosnin kanabis

amazonat

Amazonat- një koalicion i lashtë me femra luftëtare- tymosnin kanabis, kishin tatuazhe dhe luftonin në beteja të ashpra si meshkujt.



Kështu thuhet në një investigim të ri historik.

“Arkeologjia na ka ofruar prova përtej çdo dyshimi që ato vërtet ishin femra, sipas përshkrimit që na kanë dhënë grekët. Ato luftonin, gjuanin, ngisnin kuajt dhe përdornin harkun e heshtat, njësoj si burrat,” thotë historiania Adrienne Mayor.

Për shkak se shpesh ka spekulime se këto gra kanë qenë trillim, historiania amerikane ka studiuar me dhjetëra tekste dhe prova arkeologjike përpara se të përgatiste librin e saj “Amazonat”.

Amazonat i përkisnin një populli nomad, që grekët e lashtë e quanini Skithët, që vërtiteshin në zonat mes veriut dhe perëndimit të Mesdheut.

Arkeologët kanë zbuluar skelete, që mendoheshin se u përkisnin meshkujve, pasi ishin varrosur me armë dhe me kuajt e betejave.

Por testet moderne kanë provuar se skeletet janë femërore dhe ato kishin plagë të njëjta lufte me ato të burrave.

Madje në disa prej varreve kishte edhe takëme që përdoreshin për të tymosur kanabis apo për të bërë tatuazhe.

Sipas dëshmive të asaj kohe, Amazonat bënin tatuazhe të bukura dhe të detajuara.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas