Kryesore

AMA dënon sulmin, gazetari i dhunuar shfaqet në protestë

Gazetari Ismet Drishti mori pjesë në protestën e sotme para Kryeministrisë.

Drishti i është bashkuar thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar kundër koncesioneve dhe taksave të larta të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.



Ai shoqërohet nga bashkëshortja, ndërsa në krah mban djalin e tij.

Dy ditë më parë, Ismet Drishti u dhunua nga disa persona ende të paidentifikuar.

Zyrtarë të opozitës e kanë lidhur këtë ngjarje me deklaratat dhe qëndrimet e gazetarit kundër qeverisë Rama.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizonit “Zjarr TV” Ismet Drishti.

AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë  dëmtimin fizik  të Z. Drishti, por dhe që  përbën  alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj “Zjarr TV”  dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij  televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.

AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e  një mjedisi më të sigurtë për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët,” thuhet në deklaratën e tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas