ShowBiz

Altin Basha për Ermalin: La Portokallinë për fustanet e nuseve, i dukej sikur ishte i eklipsuar

Altin Basha, regjizori i spektaklit të humorit “Portokalli”, ka qenë i ftuar në forumet UET. Krahas mënyrës sesi organizohet puna në spektakël, ai ka folur edhe mbi largimet e disa prej aktorëve më të njohur të humorit nga Portokallia.

Basha u shpreh se ndër largimet më të rëndësishme ka qenë aktori Ermal Mamaqi.



“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant.

Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar.

Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia.

Në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca.

Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”, – është shprehur Basha./F.Ç./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas