Kryesore

“Alo Policia! Ka ik komshia! Lene s’ka problem shefi, e solli taxia”. Rikthehet West Side Family

Grupi West Side Family ishte një nga grupet më të famshme në Shqipëri. Landi, Miri dhe Dr. Flori sollën për publikun shqiptar këngë të paharrueshme.

Por shumë vite pas shpërbërjes së grupit dhe vdekjes së këngëtarit Dr. Flori, anëtarët e tjerë të West Side Family, Landi dhe Miri kanë vendosur të ribashkohen në një projekt të ri.



Dy këngëtarët po punojnë për nxjerrjen e një kënge të re.

Për më tepër shihni klikin e ri të publikuar sot.

 

West Side Family – Komshia

Teksti: Armir Shahini dhe Alban Kondi
Muzika: Alban Kondi
Arrangement: Alban Kondi, Klodian Qafoku dhe Fabian Basha
Ing. Audio: Klodian Qafoku

Miri

Fole me të t’om fole fole me të t’at
Xhiku është këtu poshtë zemër hajde ti me vrap
Hajde ti me vrap jo mos hajde ti me hap
Mos i vish sot t’gjitha, zbrit e mos e zgjat
Vishu me t’ngushta vishu vishu me t’gjona
Rrimë deri vonë sot në Pub nesër mroma
Me ta thon si me ta thon, mendoj për ty çdo natë
Ta pimë na i gjo e mos bohemi bajat
Se do pijmë e do pijmë deri sa ta gdhijmë
E pastaj ne shpirti, prapë ne do pijmë
A t’vijm me makinë apo t’sjellim taxinë
E kom veç për ty e jo për policinë
Dil te ballkoni, mos fol nga iPhone, shifna sy në sy, ç’na duhet telefoni
Snap e filtra gjojna, like ke miliona, hajt kërcejmë i her sot s’di Xhiku nga k’to gjojna

Refreni

Landi

A thu kishe menu se me mu do rrije?
A thu kishe menu se me mu do vije?
Jo jo s’e kisha dit’ se me mu do flije!
Ç’a fati kom që të kom komshie! 2X

Landi

Alo! Alo! Alo! Alo! Alo Policia!
Alo! Alo! Alo! Alo! Ka ik komshia!
Ku ka ik komshia?! Mori mënd’t e mia!
Lene s’ka problem shefi e solli taxia!
Jo mos më thuaj! Kërce dhe luaj!
Hajde dalim sonte e me kunja mos më gjuaj!
Un’ e di ç’a duhet e ti e di si luhet
Natës i vjen fundi shpejt amon mi se po shuhem!

Miri

Merre shtruar, merre me ngadalë
Sot ke dalë me mua zemër, më ke lënë pa fjalë
Zjarr nata, afrohu dhe dy hapa
Nuk e kam për shpejt, por e kam për orë të gjata
Whoop whoop whoop derdhen djersët n’orët e vona
Whoop whoop whoop e gjithë nata është e jona
Kena i komshie, alamet komshie!
S’dim si t’ia bojm vllai na ka bo me hije!

Refreni

Landi

A thu kishe menu se me mu do rrije?
A thu kishe menu se me mu do vije?
Jo jo s’e kisha dit’ se me mu do flije!
Ç’a fati kom që të kom komshie! 6 X

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas