ShowBiz

Alketa Vejsiu tregon raportin me vjehrrën






               Publikuar në : 21:30 - 20/05/18 |
mapo.al

Alketa Vejsiu shumë rrallë ka folur për bashkëshortin e saj.


Ama këtë herë e ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta personale.Ndër të tjera ka rënë në sy fakti se Alketa e konsideron bashkëshortin e saj një nga më të bukurit e Vlorës.

Ndërsa marrëdhënien me vjehrrën, moderatorja e quajti të mrekullueshme duke u shprehur se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.

“I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron. Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam”, u shpreh Alketa.

 


Etiketa: , , , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas