Aktualitet, Mapo Format

Alfred Trebicka: Nuk shkatërrohet teatri se është i vjetër! Po ju, zoti Rama, ç’plasje keni?

Mendimi im është që ndërtimi, restaurimi apo bërja e ribërja e një institucioni siç është Teatri Kombëtar, apo edhe institucione të tjera si Teatri Kombëtar, të përmasave të tilla duhet të jenë plotësisht nisma dhe vepra të shtetit. Në këto nuk ka punë privati. Sepse bashkëpunimi i tillë është problematik.

Në rastin konkret ky bashkëpunim do ketë këto pasoja. Nuk ka privat në botë që e bën për hobi një sipërmarrje të tillë. Po pra, po bashkëpunimi është i rrezikshëm në rastin konkret, sepse të merr territor”.



Aktori e regjisori, Alfred Trebicka ndalet gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.

Duke nënvizuar se teatri është lënë qëllimisht të rrënohet, ai vë theksin te memoria në art, e memoria e qytetit dhe vlerat e godinës përtej infrastrukturës.

Nëse, thotë ai, do i shembim të gjitha se janë të vjetra, çfarë na mbetet. Duke mos pasur dyshime për korrupsion, Trebicka, thotë se nuk mund t’i kërkohet transparencë, trafikantëve të drogës.

Për të, thelbi i asaj që po ndodh është përballja e komunitetit të artistëve me disa interesa të pastra biznesi. Ndaj, edhe në atë projekt që u prezantua, u pa që ishin kullat afër teatrit.

“Nuk dua të gjykoj në bazë fjalësh po në bazë veprimesh konkrete. Veprimet konkrete që janë bërë deri tani sa i takon pjesës së artit e kulturës, e këtu kam parasysh fatin e kinemave, “17 Nëntori” e “Republika”, nuk janë më./BW/

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:http://www.gsh.al/2018/03/24/alfred-trebicka-nuk-shkaterrohet-teatri-se-eshte-vjeter-po-ju-zoti-rama-cplasje-keni/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas