Politika

Alfred Peza: Edhe PS e do vettingun politik, por PD…

ettingu politik është tema kryesore e ditëve të fundit, kjo ka qenë edhe tema e trajtuar këtë të martë në studion e “Top Talk”, ku përballë gazetarit Denis Dyrnjaja ka qenë deputeti i PS, AlfrNë një bashkëbisedim me gazetarët kreu i PD, paralajmëroi se nëse mazhoranca nuk do të votojë pro vettingut politik nuk do të ketë asnjë rekurs institucional dhe asnjë mënyrë tjetër përballje politike me krimin, duke lënë të kuptohet se do të ketë një aksion tjetër, por pa dhënë detaje.

Këtë paralajmërim të opozitës, Alfred Peza e cilëson thjesht si kërcënim i radhës, në konferencën e radhës nga opozita e radhës.



Ndërkohë që për statusin ironizues të kryeministrit Rama, Peza shprehet se “Kryeministri ka paralajmëruar se nuk mund të merret me gjera jo serioze”.

Sipas tij, kjo nismë është jo serioze pasi PD nuk paraqitet në vendin ku duhet ta bëjë propozimin dhe diskutimin për këtë çështje, në Parlament.

“Është jo serioze, sepse PD i ka ikur Parlamentit. Këtë të enjte ka bërë me dije se do të jetë në Vlorë. Propozimet bëhen në parlament. Për dekriminalizimin ka pasur një komision bipartizan e diskutime në Kuvend”, u përgjigj Peza, duke theksuar se është e gatshme për të diskutuar me PD lidhur me këtë çështje vetëm në Kuvendin e Shqipërisë. “Opozita është në të drejtën e saj të marrë vendime poltike, Mazhoranca nuk mund të përdorë asnjë mjet që ta detyrojë opozitën që të përdorë mandatin e saj, veçse t’i presë në Kuvend”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja se përse e shohin me skepticizëm nismën e ndërmarrë nga PD, Peza përgjigjet: ” Personalisht nuk e shoh me skepticizëm, qëllimi mund të jetë i mirë, por rruga që po ndjek PD është e gabuar. Propozimi është jo serioz. Çfarë do të thotë një trupë i pavarur, ku brenda Prokurorisë ke një strukturë për Dekriminalizimin. Për të shuar të gjitha keqkuptimet, pasi nuk ekziston një precedent, opozita duhet të shkojë në Parlament e ta bëjë propozimin si për dekriminalizimin”.

Deputeti i PS, në fund të intervistës theksoi se në parim asnjë anëtar i PS nuk është kundër vettingut politik, por është opozita ajo që po e shfrytëzon për spektakël.

“Në parim, asnjë anëtar i PS nuk është kundër vettingut në politikë, por ka një qasje jo korrekte nga opozita që bën këtë propozim sa për show”, u shpreh Peza.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas