Aktualitet, Teknologji

ALBtelecom mbështet dhe nxit diskutimet më novatore të teknologjisë në vend

 

Energjia e rinovueshme, transporti elektrik, digital banking, e-qeverisja, inteligjenca artificiale dhe blockchain ishin disa nga temat kryesore të trajtuara në konferencën e 9-të të Infocom World Albania, mbështetur nga ALBtelecom.



Folës të spikatur të huaj dhe shqiptarë diskutuan rreth tendencave më të fundit në fushën e teknologjisë në atë që konsiderohet eventi i vitit në këtë fushë.

Infocom World Albania, vjen në këtë edicion me fokus tek Smart Cities, të cilët nuk janë më një ëndërr e së ardhmes, por falë ecurisë mahnitëse të IoT ( Internet of Things)  dhe Big Data, shumë qytete po veprojnë me hapa konkretë.

Vëmendje iu kushtua edhe qasjeve krejt unike të gjeneratës Y (Millennials), gjeneratë  e cila deri në vitin 2025 mendohet të përbëjë 75 % të forcës punëtore në mbarë botën.

Ky event i cilësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme mbi teknologjinë e informacionit dhe komunikimit mbështetet nga ALBtelecom, kompania lider në tregun e telekomunikacioneve, e vetmja që ofron 4 shërbime bashkë.

Infocom Albania vlerësoi disa kompani dhe produkte e shërbime nga më inovatoret, që kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm në fuqizimin dhe zhvillimin e  mëtejshëm të industrisë së komunikimeve elektronike, një prej të cilave është edhe ALBtelecom, me investimet e vazhdueshme në vend për t’iu shërbyer sa më mirë klientëve dhe kërkesave të tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas