Sociale

ALBtelecom dhuron libra dhe komunikim për Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Sarandë

Me misionin për të mbështetur edukimin e fëmijëve pjesë e Shtëpive të Fëmijëve në moshë shkolle në të gjithë Shqipërinë, ALBtelecom dhuroi libra dhe komunikim për Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë në Sarandë.  Pas mbështetjes me libra dhe internet për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Shkodër ndalesa e radhës ishte Saranda.

Me dëshirën për të nxitur leximin në kohën e lirë dhe për të stimuluar mendimin e pavarur tek këta fëmijë, ALBtelecom, dhuroi libra me tematika të ndryshme edukuese e argëtuese, enciklopedi si edhe dhurata të tjera për sezonin e verës. Krahas librave ALBtelecom ka mundësuar komunikim falas me qëllim që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të ruajnë lidhjet me të afërmit e tyre.



Me një atmosferë feste të përgatitur nga ALBtelecom, ku nuk munguan muzika dhe argëtimi, fëmijët shfletuan librat dhe ndanë gëzimin e tyre me njëri-tjetrin.

Të pranishëm në këtë ditë të veçantë në Shtëpinë e Fëmijëve në Sarandë ishin Zëvendës Kryetari i Bashkisë Sarandë, z. Robert Piro si dhe Drejtori Komercial i ALBtelecom, z. Ömer Kuyucu.

Drejtori Komercial i ALBtelecom z. Ömer Kuyucu tha se ALBtelecom nuk është vetëm një kompani digjitale, por edhe e interesuar për të investuar tek dija e këtyre fëmijëve në mënyrën tradicionale përmes librave.

Kompania ALBtelecom do të vijojë të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen për fëmijët, duke treguar se fokusi i kësaj kompanie përtej teknologjisë vijon të jetë edhe edukimi i brezave.

<
>
ALBtelecom 1 ALBtelecom 2 ALBtelecom 3 ALBtelecom 4 ALBtelecom 5 ALBtelecom 6 ALBtelecom 7 ALBtelecom 8
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas