Aktualitet, KMR, Teknologji

ALBtelecom, asnjë tolerancë për cënuesit e infrastrukturës

 

Përpos përpjekjeve të vazhdueshme dhe investimeve për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës së ALBtelecom, jemi përballur me keqbërës që kanë kryer dëmtime të infrastrukturës sonë teknike në disa zona si Tirana, Durrësi, Lushnja dhe Fieri.



Megjithatë, falë sistemeve të monitorimit të teknologjisë së lartë që ALBtelecom disponon, vendosmërisë së stafit të përkushtuar dhe sigurisht bashkëpunimit të afërt me policinë e shtetit, të gjithë këta shkelës të ligjit janë kapur dhe janë dënuar sipas dispozitave ligjore.

ALBtelecom, kompania e vetme e telekomunikacionit në vend, e cila ofron katër shërbime njëherësh si telefoni celulare, telefoni fikse, internet dhe ALBtv, mbetet mjaft e ndjeshme ndaj të gjitha këtyre sjelljeve, që cenojnë asetet tona si kompani, por që ndikojnë edhe në dhënien e shërbimit sa më cilësor ndaj qytetarëve.

Sigurojmë të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona dhe të gjithë qytetarët se ALBtelecom është i vendosur të vijojë me investimet në infrastrukturën e teknologjisë së lartë për përmirësimin e shërbimeve dhe komunikim pa ndërprerje për të gjithë qytetarët.

ALBtelecom dënon me këmbëngulje këto akte keqdashëse dhe fton qytetarët të denoncojnë raste të tentativave për dëmtim të infrastrukturës tonë teknike. ALBtelecom është i angazhuar për të mbrojtur infrastrukturën dhe për të siguruar një shërbim sa më cilësor për konsumatorët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas