Aktualitet

Alarmohet Roma, alarm për bombë pranë një banke në Vatikan




               Publikuar në : 17:24 - 23/05/18 |
mapo.al

Një bankë pranë Vatikanit është evakuuar mëngjesin e kësaj të mërkure, pas një sinjalizimi anonim për praninë e një bombe në godinë.


Oficerë të shumtë të policisë romake rrethuan rrugën që të çon në Sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa telefonata mendohet të jetë bërë nga një grua.

Gjatë kohës që është dhënë alarmi, Papa Françesku mbante një fjalim të përjavshëm përpara besimtarëve të krishterë, vetëm pak metra larg vendit ku u ngrit alarmi për bombë.

Megjithatë, nga kërkimet e bëra në zonë, policia deklaroi për mediat se nuk është gjetur asnjë pajisje e rrezikshme.


Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas