Kryesore, Shëndeti

Alarmi për epideminë e fruthit në Evropë, ISHP sqaron shqiptarët: Kemi forcuar masat, ja situata në vend

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) konfirmon se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epidemia e Fruthit.

Pas shtimit të rasteve në Evropë në krahasim me vitet e kaluara, ISHP raporton se gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime dhe vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar.



Ndër të tjera njofton: 

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epidemin e Fruthit.

👉Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka forcuar masat për parandalimin e rikthimit të shpërthimeve epidemike të Fruthit.

Gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime nga të cilat mbi 26400 janë vaksinime të personave të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar ose mbulesa vaksinale nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe mbi 51100 vaksinime jashtë rutinës që iu takojnë personave të kontaktit, individëve që rezultojnë me një dozë vaksine fruthi apo të pavaksinuar si dhe persona risku.

Vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar, konkretisht:

Prej dy vitesh vazhdon vaksinimi i kohorteve të datëlindjeve 1980-1990 që janë me një doze, ndërkohë që është bërë dhe vaksinimin i kohorteve të datëlindjeve 16-20 vjeç.

Është realizuar evidentimi i fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit dhe vaksinim i tyre i menjëhershëm dhe po ashtu është bërë vaksinim i popullatës së komunitetit rom si kontigjent lëvizës në të gjitha rrethet.

Gjithashtu në vazhdim të masave për vaksinimin e qytetarëve ISHP ka ndërmarrë edhe;

👉Takime me mjekët pediatër dhe ata të konsultorit të cilët kanë sugjeruar shtyrjen e moshës së vaksinimit dhe trajnime të tyre.

👉Evidentim dhe plotësim i skemës së vaksinimit me dy doza vaksinë ndaj fruthit për të gjithë fëmijët.

👉Takime dhe përfshirje të mjekëve të familjes në proçesin e vaksinimit.

👉Takime me përfaqësues të komunitetit Musliman, duke qenë se një pjesë e refuzimeve vijnë nga persona me besim fetar dhe organizim i vaksinimeve në këto komunitete.

👉Izolim në pavione të caktuara (në pediatri dhe sherbimin e semundjeve infektive ) dhe vetëizolim për rastet ambulatore.

👉Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetimit ajror.

👉Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

👉Vaksinim i personelit shëndetësor në spitale dhe qendra shëndetësore.

👉Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.

👉Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

👉Vendosja e survejancës aktive në QSUT dhe në nivel kombëtar.

👉Takime dhe trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

👉Monitorim të zbatimit të ligjit ndaj sëmundjeve infektive për evidencën e kartës së vaksinimit për çdo fëmijë apo nxënës që frekuenton institucionet parashkollore, shkollore dhe universitetet” , përfundon njoftimi. 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas