Shëndeti

Alarmanet/ Shihni çfarë i bën përdorimi i shpeshtë i paracetamolit trupit tuaj





               Publikuar në : 14:06 - 04/04/18 |
mapo.al

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i paracetamollit mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë po aq sa disa sëmundje serioze.


Helmimet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i paracetamolit mund ta dëmtojnë mëlçinë, mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe mund të jenë fatale.

Hulumtuesit besojnë se zbulimet e tyre mund të ndikojnë që në të ardhmen të kryhen më shumë studime për të t’i trajtuar dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i ilaçeve.

Shkencëtarët e Universitetit Edinburgh e kishin studiuar ndikimin e paracetamolit në qeliza të mëlçisë te njerëzit dhe në indin e minjve.

Testimet e tyre tregojnë se në kushte të caktuara, paracetamoli mund ta dëmtojë mëlçinë duke shkaktuar dëme në lidhjet vitale strukturore mes qelizave të afërta në organ.

Shkencëtarët thonë se lloji i dëmit që iu shkaktohet qelizave si pasojë e përdorimit të tepërt të paracetamolit është i ngjashëm me dëmet që shkaktohen nga hepatiti dhe kanceri.

Vlen të ceket se studimi ishte publikuar në revistën ‘Scientific Reports’.

 


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas