Kryesore, Mapo Format

Alarm nga Europa Nostra: 12 kisha në Voskopojë dhe Vithkuq rrezikojnë shkatërrimin

Europa Nostra rreshton në sitet që kërcënohen nga rreziku i shkatërrimit kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit, një grup prej 12 kishash të ndërtuara gjatë shekujve të 17-të dhe 18-të, përgjegjës për këtë bëhen institucionet shtetërore shqiptare që kanë lejuar degradimin e tyre, ku pjesa më e madhe e tyre mbeten të papërdorura për pjesën më të madhe të vitit

Kishat Post-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq janë përzgjedhur, krahas Qendrës Historike të Gjirokastrës, në 12 Monumentet e Trashëgimisë Kulturore më të rrezikuara nga 10 vende europiane. Prej tyre në Listën përfundimtare do të jenë 7 vendndodhje më të rrezikuara në Europë që do të bëhen publike në 15 Mars nga “Europa Nostra”, një organizatë për trashëgiminë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane për Investime. 12 vendndodhjet u përzgjodhën nga një panel ekspertësh të historisë, arkeologjisë, arkitekturës dhe mbrojtjes së monumenteve.



Ndalur në kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit Europa Nostra në ironi duke përmendur luftërat, tërmetet që shkatërruan vendin, ka identifikuar edhe kërcënimet e sotme ndaj këtyre kishave, referuar raportimit të organizatës “Past for future”. Sipas tyre kërcënimi kryesor tani është neglizhenca totale e administratës për kishat, në nivel kombëtar, përkatësisht fjala për Institutin e Monumenteve të Kulturës. Ata kanë raportojnë se dëmtimet vijnë nga uji dhe lagështia që paraqesin një kërcënim serioz për pikturat murale, veçanërisht në ato kisha që ende s’kanë çati ose dritare. Madje disa prej afreskeve janë ç’ngjyrosur, apo shpëlarë, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me shiun dhe dritën e diellit.

Madje siç njoftohet shumë prej këtyre pikturave murale në teknikën e afreskeve, janë shkëputur nga muret dhe janë gati të bien, ndërsa një tjetër problem rrezikon, që është vjedhja e objekteve, që vazhdon të jetë prezente pasi asnjë nga kishat nuk sigurohet me kamera apo alarm. Në paradoks, kisha e Shën Gjergjit në Shipcka, Voskopojë ka qenë fitues i Çmimit Europa Nostra në vitin 2011 për ruajtjen e saj, i cili mori mbështetje të madhe nga bashkësia lokale. Por, tani, kisha përballet me kërcënimin e vjedhjes, për shkak të një mungesës së plotë të sigurisë dhe këtë raport theksohet se duhen marra masa urgjente që këto kisha të shquara të mbrohen.

Ky grup kishash, pra 12, janë ndërtuar gjatë shekujve 17 dhe 18, të cilat janë dëshmia më autentike e zhvillimit të jashtëzakonshëm ekonomik të këtyre dy qendrave të krishtera gjatë sundimit otoman në Ballkan. Lufta, plaçkitja dhe fatkeqësitë natyrore kanë dëmtuar seriozisht këto struktura. Afër fundit të shekullit të 18-të, fshatrat përreth u sulmuan dhe pësuan dëme të mëdha. Në Luftërat e Parë Botërore dhe të Dytë, disa nga kishat përjetuan dëmtime. Manastiret e Shën Gjonit Paraardhës në Voskopojë dhe Apostujt Pjetri dhe Pavli në Vithkuq u bombarduan, ndërsa kishat e Shën Nikollës dhe Fjetja e Shën Mërisë në Voskopojë u dogjën. Tërmetet në vitin 1903, 1930 dhe 1960 kanë ndikuar seriozisht në kishat, me të çara dhe gurë të humbur duke minuar integritetin e tyre strukturor. Disa nga këto kisha, me përmasa të mëdha, përfaqësojnë një formë të re arkitekturore dhe unike të bazilikave. Ato janë monumentet më përfaqësuese të artit kishtar të shekullit XVII-XVIII në Ballkan dhe janë kryeveprat e stilit post-bizantin. “Vendndodhja e izoluar e kishave e ka bërë ruajtjen e tyre një sfidë. Popullsia e krishterë përreth ka rënë ndjeshëm dhe një mungesë e mëvonshme e klerit ka rezultuar në shumicën e kishave që mbeten të papërdorura për pjesën më të madhe të vitit. Kishat, në pronësi të Kishës së Metropolit të Shenjtë të Korçës, Voskopojës dhe Vithkuqit, tani kryesisht vizitohen nga profesionistë dhe turistë kuriozë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas