Kryesore

Alarm në shtëpinë e familjarëve të Thaçit pas kërcënimit






               Publikuar në : 16:43 - 12/08/18 |
mapo.al

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit Thaçi, përkatësisht vëllanë e tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.


Sipas burimeve të KALLXO.com, fshatari i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes së Thaçit dhe ka kërcënuar familjarët. Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.

Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me këshilltarin e presidentit Artan Behrami, i cili ka premtuar që pasi të marrë informacione do ofrojë një qëndrim.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas