Bota

Alarm në Malajzi! Zhduket pajisja radioaktive gjatë transportit, mund të përdoret…

Malajzia është në një kërkim të etthshëm për një pajisje radioaktive, e cila u zhduk nga një kamion në fillim të këtij muaji. Autoritetet thonë se lënda radioaktive brenda pajisjes radiografike mund të përhapë ndotje të rrezikshme nëse shpërbëhet jo në mënyrën e duhur, njofton BBC.

Ekziston frika se ajo mund të përdoret si pjesë e një armë – një të ashtuquajture bombë e pistë – nëse bie në duart e gabuara.



Autoritetet kanë konfirmuar se pajisja ka humbur, por kanë insistuar se çdo gjë e kanë nën kontroll.

Objekti që është zhdukur përdoret në radiografinë industriale dhe i përket një firme që bën teste, kalibrime dhe inspektime për kompanitë e gazit dhe naftës dhe të tjera kompani të industrisë së rëndë.

Tubi i madh metalik 23 kg me një dorezë mbajtëse thuhet se ka qënë përdorur për të gjetur plasaritjet në metal.

Ai përmban izotopin radiaktiv iridum 0 192 që mund të shkaktojë ekspozim rrezatimit ose të përdoret si armë nëse kombinohet me një pajisje shpërthyese.

Nëse iridiumi i zhdukur mund të përdoret vërtet për të ashtuquajturën bombë e pistë, varet ç’sasi do t’i futet pajisjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas