Bota, Kryesore

Akuzohet se helmoi ish-agjentin në Angli, identifikohet si kolonel i shërbimit sekret rus

Një nga dy personat e akuzuar si autor i sulmit me helm ndaj një ish-agjenti rus në Angli është identifikuar si një kolonel i shërbimit sekret rus, GRU. Ai ka marrë një nga titujt më të lartë të nderit për shërbimet në Çeceni dhe Ukrainë, raporton Daily Mail.

Ai quhet Anatoliy Vladimirovich Chepiga, 39 vjeç. Zbulimi është bërë nga mediat britanike dhe duket se nxjerr bllof deklarimet e Rusisë se personat e akuzuar për sulmin ndaj Skripalëve janë qytetarë të zakonshëm.



Anglia ka deklaruar se sulmi ndaj Sergei Skripal dhe të bijës ka qenë i qëllimshëm. Ngjarja acaroi ndjeshëm marredhëniet mes dy vendeve.

Para pak javësh, policia britanike publikoi identitetin e personave të përfshirë në sulm.

<
>
4566460-6210951-The_real_identity_of_one_of_the_two_assassins_named_by_police_as-a-25_1537979148705 4566548-6210951-image-m-24_1537979141243 4566658-6210951-image-m-31_1537979485599
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas