Kronika, Kryesore

Akuzohet për falsifikim dokumentesh… arrestohet biznesmeni i njohur…

Arrestohet një 54-vjeçar në Vlorë pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet. Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit 54-vjeçar Pëllumb Petritaj.

Ai u arrestua nga policia pasi  dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal.



Sipas hetimeve të cilat janë kryer, dyshohet se i arrestuari banues në Vlorë ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në Zvërnec. Mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, për këto vepra penale më datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 54-vjeçarit./MAPO.AL/

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas