Kryesore

Akuzat se rekrutonte prostituta për në Maqedoni/ Kush është kryetari i shoqatës dhe fotografitë me VIP-at






               Publikuar në : 23:08 - 05/09/18 |
mapo.al

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e shoqatës artistike “Ferdinand Deda”, se rekruton vajza për prostitucion.


Sipas emisionit investigativ, shoqata kishte si objekt numrat e prestigjit dhe shfaqet artistike.

Në faqen e shoqatës artistike “Ferdinand Deda”, paraqiten aktivitete të tilla që duket se mbulonin prostitucionin që fshihej pas.

Shpëtimi Çekrezi, kryetari i kësaj shoqate, shfaqet në rrjetet sociale nën petkun e një artisti që ka njohje dhe shoqëri me persona VIP të skenës shqiptare. Nga një kërkim në faqen në Facebook të shoqatës artistike Ferdinand Deda, kryetari i saj shihet teksa pozon krah artistëve të njohur si këngëtarja Eli Fara apo Sejfulla Myftari, i njohur edhe si Cekja i Beratit.
Madje, Shpëtimi Çekrezi ka marrë pjesë si konkurrent edhe në një emision televiziv, ku ka performuar me numra prestigji.

 

Kryetari i shoqates


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas