Kronika, Kryesore

Akuzat për ryshfet nga banorët, reagon ALUIZNI…

Pas akuzave për ryfshet nga banorët mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dritare” në News24, ka reaguar ALUIZNI.

Dje në emision një banor tha se iu kërkuan 30 mijë euro. ALUIZNI i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë mbi pretendimin e ngritur nga qytetari.



“Angazhohemi të bashkë-punojë me prokurorinë. Denoncuesi të na paraqesë informacionet që disponon,” thuhet në reagim.

Po ashtu mbreme eksperti ligjor dhe banor i Unazës së re Artan Manushaqetha se duhet të respektohet ligji dhe se banorët nuk janë kundër rrugës por kërkojnë shpronësim.

“Në zonën e Unazës së Re ka tre kategori, me hipotekë, me leje legalizimi që quhet titull pronësie dhe banesa në proces legalizimi. Edhe ai që është në proces dhe ai që nuk është në proces quhet i ligjshëm sipas konventës evropiane të të drejtave të njeriut dhe sipas precedentit të vitit 2004.

Çdo pronë që ndërtohet, edhe ajo pa leje quhet pronë në konceptin e së drejtës. Ne kemi ligjin, të respektojmë ligjin. Banorët kërkojnë shpronësim të drejtë edhe pse ka shumë dyshime për projektin. Mbikalimi që është bërë tek ‘Pallati me Shigjeta’ ka devijim të projektit dhe ky projekt është bërë në drejtim të kësaj qeverie, pra në një krah është zgjeruar më pak, në një krah më shumë.

ARRSH kanë vajtur natën dhe i kanë vënë një kryq, dikujt i kanë thënë do t’i legalizojmë, dikujt i kanë thënë do dalësh nga shtëpia për 10 ditë. I kanë tmerruar njerëzit,” tha ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas