Aktualitet, Kryesore

Akuzat e Ramës se opozita po bllokon negociatat, deputeti i LSI: Kujtohu ç’bëre për një prefekt në Fier

Deputeti i LSI, njëherësh kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se opozita “përbalt” ndërkombëtarët me të dhëna “të errëta” për Shqipërinë në prag të përgjigjes për çeljen e negociatave.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili i kujton Ramës kohën kur PS bëri gjithçka për të penguar integrimin vetëm për një prefekt në Fier. Për këtë Vasili bën përgjegjëse edhe ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, për qëndrimin e saj në heshtje.



Statusi i plotë:

“Projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Keshillin Kombëtar të Integrimit

Projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Keshillin Kombëtar të Integrimit, fajtore heshtja e BE-së në Tiranë.

Kryeministri, armik i integrimit, futi hajdutshe nje projektrezolute per integrimin evropian.
Ky i paturp, me gjithe te paturpet qe e rrethojne, nuk ia paraqiti fare Keshillit Kombetar te Integrimit, nuk ia paraqiti as komisionit parlamentar te integrimit.

Ç’jane keta bandite, qe bejne gjithçka per ta penguar integrimin, sic e penguan me pare per vite me radhe per nje prefekt ne Fier?

BE ne Tirane, qe ka folur e flet pa u lodhur, edhe per gjera qe nuk i takonin, sot hesht.

Kjo eshte nje heshtje fajtore, pasi BE ne Tirane, me shume dhe me mire se kushdo tjeter e di mire c’do te thote te rrenosh dialogun politik.

Rezoluta e njeanshme e tij, e futur hajdutshe sot, eshte nje atentat i hapur ndaj hapjes se negociatave dhe integrimit europian.

BE, nese nuk flet sot, thjesht behet bashkefajtore ne kete ceshtje sepse, e perseris: kur nuk u begenis as Keshilli Kombetar i Integrimit Evropian, ku BE ne Tirane ka qene pjesa me rendesishme,
promovuese, nxitese dhe imponuese e saj, do te thote se e legjitimon rrenimin e thelbit te procesit te integrimit dhe te se ardhmes se shqiptareve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas