Aktualitet

Akuza për lidhje me ‘Habilajt’, zgjatet hetimi për ish-zyrtarët e policisë Vlorë të shpallur në kërkim





               Publikuar në : 13:19 - 06/09/18 |
mapo.al

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatet e hetimit me 3 muaj për ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për lidhje me grupin kriminal ‘Habilaj’. Bëhet fjalë për Jaerd Celën, ish kreu i policisë së Vlorës dhe Gjergj Kohilan, të dy në arrati.


Mësohet se zgjatja e hetimeve është lënë deri në 20 nëntor 2018. 2 ish-zyrtarët po hetohen në të njëjtën çështje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Ndërkohë, afati për hetimet ndaj Tahirit përfund në 17 tetor, ndërsa natyrshëm lind pyetja se çfarë do të ndodh me ‘fatin’ e tij./BW/

 


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas