Kryesore, Politika

Akuza ‘bombë’ e Bashës: Dako e Gjiknuri, lidhje me krimin! Ja kush ua fsheh përgjimet…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeprokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe kryetaren e Krimeve të Rënda, Donika Prela, se kanë fshehur përgjimet dhe provat e prokurorisë, që sipas tij, lidhin ministrin Gjiknuri dhe kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, me bandat e krimit.

Në një status në Facebook, Basha shkruan se, Dako e Gjiknuri kanë organizuar pazare korruptive  me tendera dhe para ne shkembim te votave” nga Dibra ne Durres dhe ne Vlore.



“Dy vjet pas miratimit te Reformes ne Drejtesi duhet te kishim nje prokurori qe ndeshkon dhe nuk mbron politikanet e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej te ishte ne burg, bashke me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shoke”,- vijon më tej Basha.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:

“Donika Prela dhe Arta Marku fshehin pergjimet dhe provat e prokurorise qe lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit te organizuar ne pazare korruptive “tendera dhe para ne shkembim te votave” nga Dibra ne Durres dhe ne Vlore.

Dy vjet pas miratimit te Reformes ne Drejtesi duhet te kishim nje prokurori qe ndeshkon dhe nuk mbron politikanet e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej te ishte ne burg, bashke me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shoke.

Por ne vend te reformes, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e kapen drejtesine me ndihmen dhe heshtjen e disa bashkfajtoreve qe sot bejne shurdhmemecin. Drejtesia e kapur eshte sot garancia e vetme qe mban larg burgut banden ne pushtet. Kush nuk e kupton eshte idiot. Kush ben sikur nuk e kupton eshte bashkefajtor.

Qeveria e lidhur me krimin. Drejtesia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarket qe pastrojne parate e krimit dhe te korrupsionit qeveritar. Keto jane sfidat jetike, pa zgjidhjen e tyre Shqiperia shkon drejt katastrofes totale”.

PasPara

4 komente

  1. Sa i paafte eshte ky i Lulushi. Une nuk e kuptoj si vazhdojm e mvajm akoma kryetar kete idiot ne parti.

  2. nje muhabet ka ky , vete nga vete te nje fjali del prap. Kaq pa ide eshte u shikreti “kryetar”

  3. reforma ne drejtesi po jep frytet e para po ti ke frik se po te vjen rradha me duket dhe sic thuhet ne keto raste mbrojtja me e mire eshte sulmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas