Sociale

AKU nuk ndalet, bllokon 27 ton miell gruri nga Greqia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

Bllokimi është bërë në Pikën Doganore Kakavijë.



“Trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi se një subjekt, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri”, kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë-analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi”, informoi AKU.

Gjithashtu do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Kjo është ngarkesa e tretë e miellit me origjinë greke që bllokohet brenda disa ditësh.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas