Kryesore

AKU bllokon 11.6 tonë birrë, do futej në tregun shqiptar, ja dyshimet

Një sasi prej 11.6 ton birrë është bllokuar në Han të Hotit nga AKU për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokomentacionin shoqërues.

Nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit “birrë” nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni – Meksiko, eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e  produkteve në prag skadence.



Sa më sipër, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.6 ton në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka shtuar vëmendjen e kontrolleve edhe në pikat kufitare  me fokusin tek subjektet që sjellin produktet e importuara duke neglizhuar apo shkelur rregullat e Sigurisë ushqimore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas